image Luftëtari nga Kosova thotë se shkon në Ukrainë, nëse e lejon ligji

Kosovë

Luftëtari nga Kosova thotë se shkon në Ukrainë, nëse e lejon ligji

news image

Për atdheun nuk u kursye asnjëherë.

Feriz Deliu për të drejtat e shqiptarëve, pos në luftën e Kosovës, shkoi për të luftuar edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginë të Preshevës, raporton Klan Kosova.

Por, lufta e katërt e tij mund të jetë mbi 1 mijë e 500 kilometra larg vendlindjes.

Ai e ka ndarë mendjen që të rreshtohet krahë forcave ukrainase dhe t’i drejtojë armën rusëve.

Hjekat e ukrainasve ish-luftëtarit të UÇK-së i kujtojnë luftën e para 22 vjetëve në Kosovë. Por, kjo nuk është e vetmja arsye pse ky do që të rrokë armët në këtë konflikt.

Sipas tij ka edhe ish-bashkëluftëtarë të tjerë që dëshirojnë të shkojnë me të, por këtë ua ndalon ligji për bashkimin në konflikte të huaja të armatosura.

/GazetaSinjali/