Vijon të shkaktojë dhunë dhe gjakderdhje lufta mes karteleve të drogës për territor në Meksikë.
Autoritetet gjetën trupat e pajetë të 12 personave, të ekzekutuar me armë zjarri, në një kamionçinë të braktisur, në perëndim të shtetit të Michoacan.
Kartelet prej kohësh kanë nisur një luftë frontale në rajonin e “Tierra Caliente”, e cila është një zonë strategjike mes shteteve të Michoacan, Guerrero dhe Mexico.
Sipas prokurorit të përgjithshëm, trupat e pajetë u gjetën në San Lucas, në një veturë që ishte raportuar e vjedhur vitin e kaluar dhe nuk janë identifikuar ende. /Gazeta Sinjali/