image Lufta ruse vazhdon të lë plagë në Ukrainë - Zhvillimet e fundit nga atje

Botë

Lufta ruse vazhdon të lë plagë në Ukrainë – Zhvillimet e fundit nga atje

news image

Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, kanë arritur të martën, 15 mars, në Kiev, për të treguar mbështetje për Ukrainën, teksa vazhdojnë sulmet ruse në këtë shtet.

Mirëpritja e kryeministrave të huaj në Kiev mund të konsiderohet sukses simbolik për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, i cili ka qëndruar në qytet me popullin e tij.

Më poshtë gjeni përmbledhjen e zhvillimeve kyçe në ditën e 20-të të luftës.

  • Bisedimet mes zyrtarëve ukrainas dhe atyre rusë kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje dhe do të vazhdojnë të mërkurën
  • Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë se ka kontradikta gjatë bisedimeve, por ka edhe hapësirë për kompromis
  • Trupat ruse janë duke mbajtur 400 njerëz si pengje, duke përfshirë mjekët dhe pacientët brenda një spitali në Mariupol, ka thënë zëvendëskryetari i qytetit
  • Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 29,000 njerëz kanë arritur të largohen nga qytetet ukrainase të martën, përmes korridoreve humanitare
  • Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur orë policore për 35 orë, duke paralajmëruar për “moment të vështirë dhe të rrezikshëm”
  • Sulmet ajrore ruse kanë goditur një stacion metroje dhe ndërtesa të banimit gjatë natës, duke lënë të vdekur katër persona
  • Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova është gjobitur me rreth 213 dollarë, pasi ka protestuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë me mbishkrimin, “Jo luftës”
  • Kremlini është përgjigjur ndaj sanksioneve të reja amerikane, duke ua ndaluar 13 amerikanëve hyrjen në Rusi – përfshirë presidentit amerikan, Joe Biden
  • Kryeministrat e Çekisë, Polonisë dhe Sllovenisë kanë takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev

/GazetaSinjali/