image Lufta në Ukrainë, Zelensky përjashton bisedimet e paqes me Rusinë

Botë

Lufta në Ukrainë, Zelensky përjashton bisedimet e paqes me Rusinë

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën përjashtoi fillimin e bisedimeve të paqes me Rusinë.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë një gjë të tillë,” tha Zelensky në një konferencë shtypi në kryeqytetin Kiev pas një takimi me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.

Zelensky mohoi raportet se vendet perëndimore po i bëjnë presion atij për të filluar negociatat me Rusinë.

“Askush nuk po më shtyn sot. E gjithë kjo ishte në fillim të luftës dhe para luftës”, e cila filloi në shkurt 2022, tha ai.

Duke komentuar një intervistë me Komandantin e Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, duke e quajtur situatën në front një “ngërç”, Zelensky tha se Kievi ka parë kushte shumë më të vështira, veçanërisht në fillim të konfliktit.

Problemi kyç për momentin është kontrolli i qiellit nga Rusia, dhe zgjidhja për këtë është furnizimi i avionëve luftarakë F-16, theksoi ai.

“Ekziston tashmë një vendim (për dërgesat e F-16). Ai pret përfundimin e trajnimit të pilotëve ukrainas,” tha ai.

Zelensky pranoi gjithashtu se konflikti në Lindjen e Mesme ka tërhequr vëmendjen nga Ukraina, siç “mund të shihet nga rezultatet” e bisedimeve me zyrtarin e BE-së, duke shtuar se ai shpreson që konflikti në Lindjen e Mesme të përfundojë së shpejti. /AA

/GazetaSinjali/