image Lufta në Ukrainë, sot mbahet takimi i kryediplomatëve në Turqi
[wp-story id="814678"]

Botë

Lufta në Ukrainë, sot mbahet takimi i kryediplomatëve në Turqi

news image

Sot në Turqi do të mbahet takimi i lartë mes ministrave të Jashtëm të Rusisë, Lavrov dhe atij ukrainas Kuleba, për të biseduar për luftën e cila deri tani ka shkaktuar qindra viktima dhe dëme të pallogaritshme.

Bisedimet mes dy kryediplomatëve do të mbahen në qytetin e Antalyas. Ukraina është shprehur e gatshme për të diskutuar kërkesën e Rusisë për neutralitetin, por deklaron se nuk do të falë asnjë centimetër tokë.

Deri tani Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar 3 runde bisedimesh të nivelit më të ulët në Bjellorusi, të cilat nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret, përveç hapjes së disa korridoreve humanitare që po ashtu nuk kanë funksionuar në shumicën e rasteve.

/GazetaSinjali/