image Lufta në Ukrainë: Raportohet për 40 ushtarë të vrarë deri tani

Botë

Lufta në Ukrainë: Raportohet për 40 ushtarë të vrarë deri tani

news image

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës raportohet se ka thënë që deri më tani rreth 40 ushtarë ukrainas janë vrarë nga sulmi rus.

Po ashtu, është raportuar për rreth 10 civil të vrarë.

Oleksii Arestovich, këshilltar i presidentit Volodymyr Zelenskyy tha se disa dhjetëra persona të tjerë janë plagosur, shkruan AP, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse, presidenti i Ukrainës ka konfirmuar se kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pasi u sulmuan.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi vendimin për të ndërprerë lidhjet me Moskën pasi ajo nisi një sulm masiv ajror dhe raketor në Ukrainë.

/GazetaSinjali/