image Lufta në Ukrainë/ 135 fëmijë kanë humbur jetën nga agresioni rus

Botë

Lufta në Ukrainë/ 135 fëmijë kanë humbur jetën nga agresioni rus

news image

Ka arritur në 135 numri i fëmijëve që kanë humbur jetën që nga 24 shkurti kur edhe filloi agresioni rus ndaj Ukrainës dhe popullit të saj.

Këto shifra i bëri të ditur Prokuroria e Ukrainës në një përditësim të publikuar nga Parlamenti i Kievit në llogarinë në Twitter.

“Deri më sot, 25 mars, 135 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë për shkak të agresionit të ushtrisë ruse. 184 fëmijë janë plagosur”.

Kujtojmë se deri të mërkurën, numri i fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e luftës ishte 128.

/GazetaSinjali/