image "Lufta kundër dhunës në baza gjinore​", Ambasada e ShBA-së: Largoni veten dhe të dashurit tuaj nga rreziku

Sociale

“Lufta kundër dhunës në baza gjinore​”, Ambasada e ShBA-së: Largoni veten dhe të dashurit tuaj nga rreziku

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në luftën kundër dhunës në baza gjinore.

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada e ShBA-së deklaron se gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoni veten ose të dashurit tuaj nga kërcënimi i rrezikut shtesë.

“Në të gjithë Kosovën, ekzistojnë shtëpi dhe strehimore të sigurta që ofrojnë strehim, ushqim, veshje dhe mbështetje psiko-sociale. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoni veten ose të dashurit tuaj nga kërcënimi i rrezikut shtesë. 16 Ditë, Bashkohuni”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

image 473

/GazetaSinjali/