Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar disa momente nga festimet e organizuara në vend me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Përmes një postimi, ambasada ka falënderuar qytetarët në Kosovë që iu bashkuan aktiviteteve festive dhe e bënë këtë përvjetor më të veçantë.
“Po ndajmë me ju disa nga momentet më të bukura të festimeve që u mbajtën anembanë Kosovës fundjavën e kaluar, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇺🇸🇽🇰 Faleminderit nga zemra të gjithëve që iu bashkuat festës dhe e bëtë këtë përvjetor edhe më të veçantë. Faleminderit, Kosovë, që festuat me ne!”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!