Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka mposhtur boksierin çek, Miroslav Serban. Përballja kundër boksierit çek është zhvilluar në sallën ikonike të Londrës, York Hall, në prezencë të shumë tifozëve.
Ish-ylli i MMA e dominoi duelin e vlefshëm për ‘Ultimate Boxxer 5’ dhe në fund doli triumfues me vendim të gjyqtarëve.
Në kanalin e BT Sport Boxing është publikuar videoja e plotë e duelit ndërmjet dy boksierëve, të cilën mund ta shikoni më poshtë.