image Lufta e 2001-shit: Mickoski publikon foto ushtarake, sfidon Ahmetin dhe Kovaçevskin

Rajon

Lufta e 2001-shit: Mickoski publikon foto ushtarake, sfidon Ahmetin dhe Kovaçevskin

news image

Ka eskaluar debati në distancë midis liderëve politik për luftën e vitit 2001. Ndaj deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, nga tubimi në Tetovë, se Mickoski luftën e vitit 2001 e ka parë në televizor, lideri i opozitës maqedonase i është përgjigjur përmes Facebookut.

Në foton që e ka shoqëruar me tekstin, siç njofton KlanM, Mickoski shihet me uniformë ushtarake dhe me “kallash” në dorë. Nuk dihet se kur është bërë kjo fotografi, por lideri i VMRO-DPMNE-së, u bën thirrje Ahmetit dhe Kovaçevskit, që të mos I nxjerrin nga konteksti fjalët e tij.

“Përrallat për vitin 2001, Aliu mund t`ia tregojë Dimitar Kovaçevskit. I pari inkurajohet nga haciendat komfore në Zajas, derisa populli shqiptar dhe maqedonas janë të urritur. I dyti, si dezertor i vitit 2001, gjithçka do t`i besojë dhe duhet ta zbatojë, për të bërë kriminalitet edhe ai vetë. Herën tjetër le të shohin dhe lexojnë mirë atë që e them, e jo ta nxjerrin nga konteksti. Unë mendova se do të lëvdërohen me fabrikë të re…” – shkruan Mickoski në Facebook.

/GazetaSinjali/