Moderatorja njëherësh dhe këngëtarja e njohur shqiptare Luana Vjollca, së fundmi ka treguar se si i kalon të dielat.
Ajo këtë e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Dita ime e diele…dita e pushimit qe shfrytëzohet per pune te tjera”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet në studio.
Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë konkretisht bëhet fjalë dhe mbetet të shihet se çka po përgatitë për publikun.
Ndryshe, “Ti amo” është projekti i fundit muzikor i Luanës. Kënga është publikuar në muajin shtator dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/