Pas dy medaljeve të arta në xhudo, Kosova nesër synon edhe një tjetër, në po të njëjtin sport.
Loriana Kuka garon nesër në orët e para të mëngjesit në kategorinë -78 kg, transmeton Sinjali Sport.
Lufta e saj pritet të fillojë diku rreth orës 04:30.
Ajo ka kaluar pa luftë në raundin e parë si medaliste e bronztë e botës në kategorinë -78 kg.
Ajo në luftën e dytë përballet me fituesen e duelit mes Marie Branser (Kongo) dhe Aleksandra Babintseva (Rusi). /Gazeta Sinjali Sporti/