Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Loredana Zefi, së fundmi në një intervistë për Alaudin Hamitin, ka zbuluar shumë gjëra nga jeta private.
Gjatë intervistës, rep-artistja tha se anipse Mozzik, e ka mohuar që kënga “Dhelpër dinake” është dedikim për të, ajo e di se i dedikohet asaj, shkruan Gazeta Sinjali.
“E dija që pak e ka pas edhe për mu, por më ka pëlqy kanga. Unë jam fanse e Mozit, nuk kam inat. E ndaj biznesin me privatësinë”, ka thënë Loredana.
Më tutje, ajo është shprehur se nuk i ka pëlqyer që Mozzik ka vendosur të ketë vajza të zhveshura në klipin e kësaj kënge.
“Nuk më ka pëlqy që i ka pasë 10 femra zhveshur. E mendoj pak ma ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozi është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm”./Gazeta Sinjali/