Loredana është ndër rep-artistet shqiptare më të njohura dhe ndër më të pëlqyerat, e cila ka arritur të debutojë edhe në tregun gjerman.
Ajo përherë mundohet të ndajë imazhe të njëpasnjëshme për fansat, të cilët e përkrahin shumë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Lori ka vendosur që të publikojë prapaskenat e klipit të ri.
E njëjta ishte xhiruar në Paris të Francës, teksa reperja zbuloi se për instrumental është përkujdesur Skeptagram.
Tutje Loredana u pa me një veshje plot stil, derisa dihet se ajo në çdo paraqitje nuk preferon që të ekspozohet.
“Rosenkrieg” është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me partnerin e saj, Mozzik. /GazetaSinjali/