Showbiz/ Loredana i arrin mbi dy milionë klikime me këngën e re 1 ditë pas publikimit

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Loredana Zefi, dje ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga e titulluar “Kein Wort” në bashkëpunim me Juju, është publikuar e shoqëruar me videoklip dhe ka arritur t’i marrë mbi dy milionë klikime vetëm 24 orë pas publikimit në YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas klikimeve artistja shqiptare ka marrë edhe komente të shumta pozitive nga publiku, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë fjalët më të mira për të./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin