Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Loredana Zefi, ka thyer heshtjen rreth marrëdhënies së saj me rep-artistin gjithashtu të njohur Mozzik.
Loredana përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Insagram, ka treguar se çfarë raporte kanë dyshja, transmeton Gazeta Sinjali.
“Për të gjithë fansat e mi. Si edhe mund ta keni dëgjuar, unë dhe Mozzik nuk jemi parë më bashkë. Arsyeja është ajo që të gjithë ju keni menduar. Kemi vendosur të marrim pak pushim si në çështjet profesionale ashtu dhe në ato private… Midis të dyve vendosëm që turin Bonnie & Clyde ta realizoj vetëm. Na duhet kjo distancë që të gjejmë veten e ndoshta në një të ardhme të gjejmë njëri-tjetrin sërish. Këtej e tutje do të jem një nënë beqare dhe do të punoj akoma edhe më shumë. Të gjithë artistët që thonë se ‘live është tepër e lodhshme’, jam e sigurt që nuk ju duhet të ndrroni pelena para performancës. Ju premtoj se do të bëj më të mirën time. Gjithçka që më duhet është Hana dhe ju! Ju falenderoj për mbështetjen”, ka shkruar ajo në gjuhën gjermane.
Përmes këtij postimi, Loredana gjithashtu ka njoftuar se mysafire speciale në turne do të jetë vajza e saj, Hana./Gazeta Sinjali/