image Lokali në Prizren nuk e ndalë ndejën me muzikë live as pas orës 23:00

Siguri

Lokali në Prizren nuk e ndalë ndejën me muzikë live as pas orës 23:00

news image

Ndonëse që nga 22 qershori, Qeveria mori vendi që shërbimeve të gastronomisë t’u lejohet veprimtaria deri në orën 23:00, ndërkaq muzika të lejohet deri në orën 22:45, një gjë e tillë nuk po përfillet nga lokalet.

Të paktën jo nga lokali “Societe Lounge”, në Prizren, ku sonte ka pasur muzikë live, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit video, nga jashtë lokalit, ku shihet se ndeja e qindra mysafirëve, që po argëtoheshin nga këngëtari Ylli Demaj, ka vazhduar edhe pas orës 23:00.

Pamje nga ndeja e mbrëmjes së sotme janë publikuar edhe në faqen e këtij lokali në rrjetin social Instagram.

Ky lokal edhe më parë ka shkelur rregullat e Qeverisë.

Kujtojmë se Sinjali pati raportuar në vazhdimësi për shkeljen e masave nga kjo kafeteri.

Pikërisht në këtë lokal, më 6 qershor, u arrestua ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faik Fazliu, pasi sipas Policisë kishet kanosur një zyrtar policor. Por katër ditë më pas, u suspendua polici, i cili e shtyu dhe e rrëzoi përtokë Fazliun. Sinjali ka publikuar ekskluzivisht këto pamje. 

Gazeta Sinjali/