image Lokali në Gjakovë bllokon trotuarin me pemë e perime, shkelet vendimi i komunës

Kosovë

Vendimi/ Lokali në Gjakovë bllokon trotuarin me pemë e perime, shkelet vendimi i komunës

news image

Afër stacionit të autobusëve në Gjakovë, një dyqan i ka ekspozuar pemët dhe perimet para lokalit si dhe në trotuar, veprim ky i cili është në kundërshtim me vendimin e kësaj komune për mosekspozimin e mallrave.

Një sinjalizues ka dërguar disa fotografi në të cilat shihet sasi e madhe e mallrave të ekspozuara jashtë lokalit.

Siç njofton sinjalizuesi, inspektorët e Komunës së Gjakovës nuk kanë intervenuar ndaj pronarit të këtij lokali.

Ndërkaq, Kuvendi i Komunës së Gjakovës ka miratuar vendimin për ndalimin e ekspozimit të mallit jashtë lokaleve afariste dhe në sipërfaqe publike.

Neni dy i këtij vendimi parasheh që bizneseve iu ndalohet ekspozimi i mallrave jashtë objekteve afariste, që nënkupton, artikujt ushqimorë dhe mjeteve të përdorimit të përgjithshëm, me qëllim të mbrojtjes së tyre nga ekspozimi në kushte të pafavorshme klimatike si nxehtësia, ftohtësia, insektet e ndryshme, pluhuri, gazrat e automjeteve të komunikacionit.

Ndërsa neni katër i këtij vendimi parasheh që mbikëqyrjen ta bëjë Inspektorati Komunal, Inspektorati i Tregut, Inspektorati Sanitar së bashku me organet e tjera kompetente. /Gazeta Sinjali/