image Rizoto me perime dhe fileto viçi

Recetë/ Rizoto me perime dhe fileto viçi

news image

Receta e rioztos me perime dhe fileto viçi është e duhura për drekën e ditës së sotme.

Kjo recetë përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit:

Vaj ulliri (Olitalia), 1 qepë (e grirë imët), perime (me Aceto Vere “Ponti” & Karcof “Ponti”), 1 pako oriz (Scotti “Arborio” për rizoto), 1 gotë verë e bardhë, kripë, erëza, 1 degë rozmarinë, 4 filetë viçi (të vogla), pak djathë kaçkavall (të grirë) dhe uthull balsamike (nga Modena “Ponti”).

Përgatitja:

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Më pas shtoni perimet e prera imët.

Pas 5 minutash shtoni një filxhan oriz dhe trazojeni mirë. Shtoni edhe verën. Shtoni një gotë ujë dhe rregullojeni sipas dëshirës me kripë dhe erëza. E lini të ziejë dhe nga fundi i grini sipër pak djathë kaçkavall.

Në një tigan me pak vaj ulliri vendosni një degë rozmarinë dhe skuqni me kujdes nga të dyja anët filetot e viçit.

Shërbeni rizoton në një pjatë të thellë dhe sipër i vendosni filetot e viçit. /Sinjali/