image Lokali më i vjetër në Angli mbyllet pas 1 mijë e 229 vjetësh - Sinjali

Lokali më i vjetër në Angli mbyllet pas 1 mijë e 229 vjetësh

news image

Një bar që thuhet se është më i vjetri në Britani, ka hyrë në administrim pas 13 shekujsh.

Ye Olde Fighting Cocks në St Albans, Hertfordshire u ka mbijetuar luftërave, murtajave dhe krizës financiare pasi u krijua në 793 pas Krishtit. Por biznesi mbeti i shkatërruar kur pandemia COVID-19 goditi botën dhe nuk ka mundur të mbijetojë, raporton Metro.co.uk, përcjell Sinjali.

Duke bërë të ditur lajmin e hidhur, qiradhënësi Christo Tofalli tha se kishte mbetur ‘zemërthyer’.

Duke shkruar në Facebook, ai tha: “Me pikëllim të madh më duhet të njoftoj se sot, pas një periudhe të qëndrueshme të kushteve jashtëzakonisht sfiduese tregtare, YOFC Ltd ka kaluar në administrim. Së bashku me ekipin tim, kam provuar gjithçka për ta mbajtur barin në këmbë. Megjithatë, dy vitet e fundit kanë qenë të paprecedentë për industrinë e mikpritjes dhe na kanë mundur të gjithë ne që jemi përpjekur maksimalisht për të siguruar që ky bar të vazhdojë të tregtojë në të ardhmen”.

Christo zbuloi se “gjërat ishin tashmë jashtëzakonisht të vështira” përpara pandemisë për shkak të përshkallëzimit të normave të biznesit dhe taksave./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin