Futbollisti i njohur portugez, Nelson Semedo, mund të largohet nga skuadra e Barcelonas gjatë kësaj vere.
‘Sport’ raporton se Barcelona do ta lejojë lojtarin që të largohet nga ‘Camp Nou’.
Reprezentuesi portugez ka hasur në vështirësi që të fitojë pozitën e tij me Sergi Roberto që prefereohet për krahun e djathtë.
Barcelona planifikon që gjatë verës të mbush arkat dhe Semedo është një nga mundësitë. Manchester United është një nga skuadrat potenciale që mund të sigurojë nënshkrimin e portugezit.