image Lojtarët e Kosovës pinë cigare, Salihu: Nuk mund t'ua ndalojmë

Sporte të tjera

Futsall/ Lojtarët e Kosovës pinë cigare, Salihu: Nuk mund t’ua ndalojmë

news image

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot është nësiur për në Gjeorgji, por pak para nisjes lojtarët e Kosovës janë parë duke pirë cigare në hapësirat e aeroportit.

Në një prononcim të shkurtër, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, foli rreth këtij rasti, duke e konsideruar si gjest të pahijshëm, por sipas tij ata nuk mund t’ua ndalojnë pirjen e duhanit.

“Me të vërtetë është një gjë e pahijshme. Nuk është në rregull aspak. Lojtarët në momentin që prezantojnë Kosovën, kanë të veshur fanellën e Kosovës assesi nuk iu lejohet të pinë duhan në vendet publike, është totalisht e patolerueshme mirëpo ne nuk mund t’ua ndalojmë atyre duhanin në jetën e tyre private”, tha Salihu.

Sa i përket një dënimi të mundshëm për lojtarët të cilët u panë duke pirë duhan, Salihu deklaroi se duhet të bisedohet më përzgjedhësin e Kosovës, Ramadan Cimili-n dhe më pas të vendoset për një gjë të tillë.

Në këto kualifikime Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje, kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00. /Gazeta Sinjali/