image Lojtarët e Kosovës i këndojnë Adem Jasharit pas fitores historike

Futboll

Video/ Lojtarët e Kosovës i këndojnë Adem Jasharit pas fitores historike

news image

Lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, pas fitores së sotme historike kundër Çekisë, ia kanë thënë këngës.

Ata kanë kënduar këngën “Mora fjalë” të këngëtares së mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza, transmeton Sinjali.

Në disa video të publikuara nga Amir Rrahmani, shihen futbollistët e Kosovës duke kënduar së bashku këngën.

Kosova mposhti sot Çekinë me rezultat të ngushtë, 2:1, duke vazhduar kështu ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla. Kjo ndeshje gjithashtu i jep Kosovës tri pikë të rëndësishme për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020./Sinjali/