image Lojtarët e Kombëtares e urojnë Edon Zhegrovën për transferimin te Lille

Futboll

Lojtarët e Kombëtares e urojnë Edon Zhegrovën për transferimin te Lille

news image

Edon Zhegrova dje ka nënshkruar kontratë me kampionin e Francës, Lille, raporton Sinjali Sport.

Pas këtij transferimi, kanë reaguar edhe lojtarët e Kombëtares dhe Taulant Xhaka. Ata e kanë uruar Zhegrovën për këtë sukses.

Në një postim të tij në Instagram ku e bëri publike lajmin për transferimin në Lille, kanë komentuar shumë lojtarë.

Ai ka marrë urime nga Amir Rrahmani, Arbër Zeneli, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Betim Fazliji, Taulant Xhaka e të tjerë.

“Suksese babik, edhe ishalla të shkon sa ma mirë”, i ka komentuar Xhaka.

/Gazeta Sinjali Sporti/