image Lojtarët e Ballkanit festojnë pas fitores së bashku me tifozërinë "Xhebrailat" - VIDEO

Futboll

Lojtarët e Ballkanit festojnë pas fitores së bashku me tifozërinë “Xhebrailat” – VIDEO

news image

Ballkani ka bërë një punë të madhe në gjasat për t’i përbërë grupet e Ligës së Konferencës këtë sezon.

Suharekasit mposhtën në udhëtim skuadrën e Shkupit pas ndeshjes së parë finale të “Play-Off”, me rezultat 2-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ballkani ka festuar fitoren së bashku me tifozërinë e klubit “Xhebrailat” të cilët kishin udhëtuar masovikisht për në Shkup për të përcjellur skuadrën e tyre të zemrës.

Festën e tyre mund ta shikoni KËTU

Ballkani ndeshjen kthyese do ta zhvillojë më 25 gusht, në “Fadil Vokrri”.

Një kalim tutje do të nënkuptonte se Ballkani do të bëhej klubi i parë kosovar që kalon në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.

/GazetaSinjaliSport/