Sipas drejtorit të përgjithshëm të Lojërave Olimpike, Toshiro Muto, Lojërat Olimpike Tokio 2020 nuk do të anulohet edhe përkundër situatës me pandeminë e virusit korona.
Vendimi i IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) ka sjellë një reagim nga një numër madh i garuesve, përfshi këtu garuesen britanike në atletikë Katarina Johnson-Thompson.
“Ndihem nën presion në kryerjen e stërvitjeve dhe mbajtjen e rutinës së përgjithshme pasi kjo është e pamundur”, tha Johnson-Thomson.
Për shkak të koronavirusit të marten u vendos për shtyerjen e Kampionatit Evropian të futbollit./Gazeta Sinjali/