‘Loja mbaroi’, kështu e kanë titulluar forcat ukrainase një video e cila është publikur nga forcat ukrainase në Twitter.
Sipas ushtrisë ukrainase, kjo goditje u realizua nga Brigada e 25-të e Veçantë Ajrore Sicheslav.
E postuar krahas muzikës së zhurmshme mbështetëse, automjeti i vetëm është përfshirë nga një top zjarri dhe tym i zi.
Ndërsa dailymail shkruan se ky është momenti tronditës kur një tank rus u shkatërrua nga forcat ukrainase ndërsa lufta mes dy kombeve hyri në ditën e saj të njëzetë.
Pamjet u shpërndanë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës me mesazhin ‘lojë mbi pushtuesit rusë’!
Klipi duket se tregon një tank të vetëm rus që shpërthen në një top zjarri pasi ose u godit nga një raketë antitank ose kur ra në kontakt me një minë.