image Lluka: AKR ka pranuar disa kërkesa për koalicione parazgjedhore, s'kemi vija të kuqe për asnjë parti

Politikë

Lluka: AKR ka pranuar disa kërkesa për koalicione parazgjedhore, s’kemi vija të kuqe për asnjë parti

news image

Anëtari i kryesisë së Aleancës Kosova e Re, Valdrin Lluka, ka njoftuar se ky subjekt politik ka pranuar oferta për koalicione parazgjedhore, shkruan Gazeta Sinjali.

Lluka bëri të ditur se ende nuk është marrë ndonjë vendim se si do të garojë kjo parti në zgjedhjet që do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryesia e AKR-së ka pranuar disa kërkesa për koalicion parazgjedhore të cilat janë në shqyrtim e sipër dhe besoj që është çështje ditësh, me siguri që këtë javë duhet të vendoset a do të shkohet të vetëm apo me ndonjë partner të koalicionet”, tha Lluka për Ekonomia Online.

Po ashtu, ai u shpreh se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti dhe sipas tij, AKR-ja në tri qeveritë e fundit ka qenë vendimmarrëse dhe shtetformuese.

“Siç e dini AKR është parti liberale dhe nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, në asnjë formë nuk ka pasur. Në tri qeveritë e fundit mund të themi se AKR-ja ka qenë partia vendimmarrëse e shtetformuese me votat e saj dhe kështu do të vazhdojë kjo qasje si parti liberale ne e shohim interesin shtetëror parimor, para interesit partiak.

Dhe në këtë radhë ne mendojmë që do të verojmë në të mirën e vendit duke u siguruar që votat tona, votuesit tanë do të dëgjohen dhe do të jenë pjesë e ndonjë koalicioni të vyeshëm për vendin”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/