image "Llugë" në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët priten me tupana e valle, askush s’respekton distancën

Kosovë

“Llugë” në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët priten me tupana e valle, askush s’respekton distancën

news image

Bashkatdhetarë të shumtë ia kanë mësyer Kosovës, vendlindjes së tyre, për t’i kaluar festat e fundvitit afër familjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, duket se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” nuk është duke i menaxhuar si duhet radhët e gjata të njerëzve që po i presin familjarët e tyre.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar disa fotografi dhe video në të cilat shihet se si nuk respektohen fare rekomandimet e shtetit dhe IKSHP-së për ruajtje të distancës.

Madje, një pritje më e veçantë iu është bërë mërgimtarëve sot dhe atë me surle e tupana.

Një video që po bën xhiro në rrjetet sociale, tingujt e tupanëve nuk kanë të ndalur si dhe qytetarët shihen duke vallëzuar.

Ndryshe, që kur u shënua rasti i parë pozitiv me virusin SARS CoV-2 e deri më tani, janë regjistruar gjithsej, 49.866 raste pozitive.  Prej tyre, 1.290 persona kanë vdekur. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i personave të shëruar është, 38.118. /Gazeta Sinjali/