Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka hasur në një granatë dore në pyllin e fshatit Bradash në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e FSK-së për deminim e cila e bëri tërheqjen e mjetit shpërthyes, pa ndonjë incident.
Sipas raportit të policisë, gjetja e mjetit të dyshimtë ishte raportuar dy ditë më parë, më 14 prill, rreth orës 16:15./Gazeta Sinjali/