Dje në Podujevë policia ka arrestuar dy persona pasi gjatë një fjalosje verbale kanë sulmuar fizikisht një tjetër.
Policia tha se viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, raporton Sinjali.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një fjalosje verbale kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe si pasojë njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore i cili ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”,tha policia./Sinjali/