Llapi ka fituar me rikthim 5-3 në udhëtim te Drenica në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ishte sulmuesi Kreshnik Uka (24’), i cili shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Osman Mëziut dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
Serinë e golave për Llapin e hapi mbrojtësi Elvis Prençi (48’), i cili shënoi për 1-1, ndërsa Francisco Rivera (56’) nga afërsia kaloi ekipin e tij në epërsi 1-2.
Në minutën e 60-të ishte Valmir Veliu që shënoi për 1-3, ndërsa Alef Firmino nga penalltia në minutën e 65-të çoi epërsinë në 1-4.
Listës së golashënuesve iu bashkua edhe kapiteni Bujar Idrizi, i cili në minutën e 68-të shënoi për 1-5, ndërsa Uka (82′) ngushtoi rezultatin në 2-5.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në skenë doli përsëri Uka, i cili nga penalltia kompletoi het-trikun për rezultatin përfundimtar 3-5.
Pas kësaj fitore, Llapi e sheh veten në pozitën e katërt me 24 pikë, ndërsa Drenica renditet e gjashta me 20 pikë.
Në ndeshjen tjetër Ballkani e mposhtin Malishevën me rezultat të pastër 2-0.
Albion Rrahmani ka qenë vendimtar për Ballkanin në ndeshjen e sotme ndaj ish-skuadrës së tij, Malishevës.
I njohur si “Lewandowski i Malishevës”, Rrahmani ka shënuar golin e parë në ndeshje në minutën e 75.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Ermal Krasniqi ka shënuar golin e sigurisë për suharekasit.
Me këtë fitore, Ballkani rikthehet në pozitën e dytë tabelare me 27 pikë, vetëm një më pak si lideri, Gjilani./