image Llapi përballet me Shkupin në raundin e parë kualifikues për Conference League

Futboll

Llapi përballet me Shkupin në raundin e parë kualifikues për Conference League

news image

Skuadra e Llapit, që fitoi Kupën e Kosovës dhe siguroi daljen në Evropë për herë të parë në histori të klubit, do të marrë pjesë në Conference League, transmeton Sinjali Sport.

Ndërsa shorti i sotëm i kësaj gare, që gjithashtu ka edicionin e parë të saj, ka vendosur që Llapi të përballet me skuadrën nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

Llapi mposhti Dukagjinin në finale të Kupës së Kosovës.

“Legjendat” janë përforcuar me disa futbollistë për ndeshjet evropiane, po ashtu kanë filluar edhe stërvitjet.

/Gazeta Sinjali Sporti/