image Llapi nënshkruan me sulmuesin brazilian Firminon

Futboll

Llapi nënshkruan me sulmuesin brazilian Firminon

news image

Klubi futbollistik kosovar Llapi, ka nënshkruar me futbollistin Brazilian Alef Firmino Dos Anjos, njofton klubi në fjalë, përcjell Sinjali Sport.

“Legjendat” janë pajtuar me futbollistin në fjalë të bashkëpunojnë për tri vite.

Firmino së fundmi ishte pjesë e skuadrës NK Dubrava ZG që garon në Ligën e Dytë të Kroacisë, ku kishte paraqitje të mira duke shënuar 20 gola e 8 asistime në 26 ndeshje në sezonin 2019/20.

Njoftimi i klubit të Llapit në “Facebook” pa ndërhyrje:

Welcome Alef Firmino Dos Anjos

Sulmuesi i qendrës nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin

Podujevë, 3 maj 2021 – Skuadra e Llapit ka arritur t’i siguroj shërbimet e sulmuesit të qendrës nga Sau Paulo i Brazilit, 23 vjeç, Alef Firmino Dos Anjos.

Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas performancës së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues.

Ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrë e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20.

Gjatë vitit 2020 ai ishte shpallur sulmuesi më i mirë në Zagreb gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës NK Nasice.

Ky transferim u bë i mundur me ndërmjetësim të menaxherit Arbenit Sinani. /Gazeta Sinjali Sporti/