Llapi ka konfirmuar largimin e sulmuesit Muhamet Hyseni, me të cilin nuk ka arritur marrëveshje për bashkëpunim, transmeton Sinjali Sport.
Hyseni gjatë tre viteve ka zhvilluar 44 ndeshje duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistime.
Postimi i plotë i Llapit (pa ndërhyrje):
“Faleminderit Muhamet Hyseni
44 ndeshje
6 gola
4 asistime
2 penallti vendimtare
1382′ minuta të luajtura
Klubi e falenderon sulmuesin Muhamet Hyseni për kontributin e dhënë për fanellën e KF Llapit gjatë tre edicioneve (2018-2021).
Futbollistit i skadonte kontrata në fund të këtij muaji, me gjithë përpjekjet, klubi dhe futbollisti nuk gjetën akordin për vazhdimin e bashkëpunimin dhe kësisoji me marrëveshje të dyanshme vendosën ta mbyllin bashkëpunimin.
Klubi dhe tifozët do të jenë përgjithmonë falenderues për kontributin e tij sidomos për emocionet me dy penalltitë vendimtare që i kishte shënuar në çerekfinale ndaj Ballkanit dhe në finale ndaj Dukagjinit.
Suksese në vazhdim Kampion”, shkruhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali Sporti/