image Llapi e nis me fitore aventurën në stadiumin e rinovuar, mposhtë lehtë Ulpianën

Futboll

Llapi e nis me fitore aventurën në stadiumin e rinovuar, mposhtë lehtë Ulpianën

news image

KF Llapi e filloi vitin 2022 me inaugurimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në ndeshjen ndaj KF Ulpianës, raporton Sinjali Sport.

Llapi nga sot do t’i luajë ndeshjet vendase në folenë e saj, pasi stinorin dimëror e luajti krejt kohën në stadiume tjera, gjersa ishte duke rinovuar ai në Podujevë.

Skuadra nga Podujeva arriti që të rikthehet në arenën e tyre me një fitore të rëndësishme, duke triumfuar me rezultat të pastër 2-0.

Alban Shillova me kokë i zhbllokoi shifrat në minutën e 56-të, kurse Çlirim Avdyli nëntë minuta më vonë me autogol dyfishoi rezultatin për vendasit.

Legjendat e Llapit deri tani sa janë luajtur 19 xhiro kanë grumbulluar 32 pikë dhe gjenden në pozitën e katërt, kurse skuadra nga Lipjani me 18 pikë mbanë vendin e nëntë dhe rrezikon rënien nga Superliga. /Gazeta Sinjali Sporti/