image Llapi do të përballet me një skuadër ruse dhe një bullgare

Futboll

Llapi do të përballet me një skuadër ruse dhe një bullgare

news image

Skuadra e Llapit pritet t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me skuadra interesante.

Llapi pritet të përballet me skuadrën ruse Tom Tomsk dhe atë bullgare Arda Kardzhali, shkruan Sinjali Sportiv.

Këto ndeshje skuadra kosovare do t’i zhvillojë në Antalya, aty ku edhe ka aranzhuar fazën pargatitore.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Dy miqësoret e para të aranzhuara për fazën përgaditore në AntalyaTom Tomsk nga kategoria e dytë e kampionatit rus dhe Arda Kardzhali nga Liga e Parë Bullgare – kundërshtarët e parë të Llapit në Antalya, kurse ditëve në vijim iu njoftojmë për dy kundërshtarët e radhësPodujevë, 9 janar 2021 – Skuadra e Llapit ka nisur përgaditjet për edicionin pranveror më 4 janar. Faza e parë e përgaditjeve është duke vazhduar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, aty ku skuadra do punoj deri në fundjavën e ardhshme dhe më pas për fazën e dytë udhëton drejt Antalyas (orari i nisjes caktohet të hënën) për fazën finale të përgaditjeve.Kushtet e favorshme për punë, kushtet klimatike më të mira, fushat më të përshtatme janë disa prej faktorëve që Llapi ka zgjedhur Antalyan për të vazhduar fazën e dytë të përgaditjeve intensive për edicionin pranveror. Përveç stërvitjeve që do mbahen nga dy herë në ditë, Llapi do përballet edhe me kundërshtar të kampionateve të huaja. Kundërshtari i parë i Llapit është skuadra e Tom Tomsk nga kategoria e dytë e futbollit rus. Ndeshja ndaj Tom Tomsk do zhvillohet më 22.01.2021 në Antalya, kurse ndeshja ndaj Arda Kardzhali nga Liga e Parë Bullgare zhvillohet dy ditë më vonë, poashtu në Antalya. Orari i këtyre dy ndeshjeve dhe dy ndeshjeve që do caktohen në ndërkohë do mësohet ditëve në vijim.

/Sporti në Sinjali/