image Llapi bënë transferimin e një portieri gjigant

Futboll

Llapi bënë transferimin e një portieri gjigant

news image

Llapi ka zyrtarizuar transferimin e portierit kroar, Marijan Coric.

25 vjeçari është i gjatë 204 cm dhe transferohet te Llapi pas largimit nga skuadra holandeze, SC TEC Tiel, shkruan Sinjali Sportiv.

Marijan Coric karrierën e ka filluar tek NK Istra 1961, ekip në të cilin kaloi kategoritë e reja zinxhirore deri tek U19, ku më pas ishte i huazuar tek skuadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas edhe në skuadrën e parë.

Karrierë ka bërë edhe në skuadrën tjetër italiane, Spezia Calcio si dhe në NK Kustosija Zagreb NK Uljanike në Kroaci, e FK Palanga në Lituani, kurse së fundmi ishte pjesë e skuadrës hollandeze SV TEC Tiel.

/Sinjali Sportiv/