Llapi ka zyrtarizuar transferimin e portierit kroar, Marijan Coric.
25 vjeçari është i gjatë 204 cm dhe transferohet te Llapi pas largimit nga skuadra holandeze, SC TEC Tiel, shkruan Sinjali Sportiv.
Marijan Coric karrierën e ka filluar tek NK Istra 1961, ekip në të cilin kaloi kategoritë e reja zinxhirore deri tek U19, ku më pas ishte i huazuar tek skuadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas edhe në skuadrën e parë.
Karrierë ka bërë edhe në skuadrën tjetër italiane, Spezia Calcio si dhe në NK Kustosija Zagreb NK Uljanike në Kroaci, e FK Palanga në Lituani, kurse së fundmi ishte pjesë e skuadrës hollandeze SV TEC Tiel.