image Lladrovci: Unë kurrë nuk e kam bërë Vetëvendosjen hesap

Politikë

Lladrovci: Unë kurrë nuk e kam bërë Vetëvendosjen hesap

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Vetëvendosje nuk kanë ditur të ecin përpara dhe se e kanë rrëzuar vetveten me shkarkimin e ish ministrit të Punëve të Jashtme, Agim Veliut.

Lladrovci gjithashtu tha se ai nuk e ka bërë hesap asnjëherë Vetëvendosjen, dhe gjatë Qeverisë Kurti, ai asnjëherë nuk ka folur për të.

“Unë kurrë nuk e kam bërë LVV-në hesap. Ju e dini kur është themeluar Qeveria Kurti unë kam bërë thirrje që ajo të votohet t’i jepet mundësia, t’i jepen 100 ditë, nëse ai din të shkojë përpara pse mos ta mbështesim”, u shpreh Lladrovci.

Më tutje, Lladrovci tha se Kurti ishte aritkulues i mirë, por jo edhe menaxher i mirë.

“Ai nuk diti me shku përpara, vetëm 40 ditë nuk mundur të shkojë më përpara. Ish-kryeministri Kurti e ka rrëzuar veten. Nuk ka gjë më të mirë se sa të jesh artikulues i mirë dhe të kesh fjalor të pasur, por nëse nuk je menaxher në këto punë nuk mundesh me udhëheq”./ Gazeta Sinjali/