Skuadra e Liverpoolit është e gatshëm për të shitur në fund të sezonit sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqiri.
28-vjeçari këtë sezon ka bërë vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat dhe vazhdon të këtë probleme për të hyrë në formacionin e parë të Jurgen Klopp.
Skuadra e Romës ishte e interesuar për Shaqirin gjatë muajit janarit dhe raportohet se interesimi i skuadrës është duke vazhduar.
Në garë për Xherdan Shaqirin është edhe klubi spanjoll, Sevilla që për momentin nuk është në formën më të mirë të mundshme dhe synon përforcimin e skuadrës në verë./Gazeta Sinjali/