Ekipi i Liverpool ka hyrë në garë për yllin e Dortmund, Jordan Sancho. ‘The Reds’ është skuadra e gjashtë që interesohet për shërbimet e talentit anglez.
Siç raporton ‘Daily Mail’, deri më tani në garë për shërbimet e Sanchos janë Manchester City, Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe tashmë Liverpool.
Dortmund, duke e parë interesimin e madh, do të kërkoj së paku 100 milionë euro për shërbimet e yllit anglez.
Duke e ditur se Klopp e ka udhëhequr Dortmundin për 7 vite, Liverpool shihet si favorit për transferimin e Sanchos.
Anglezi është duke shkëlqyer këtë sezon. Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 13 asistime në kuadër të Bundesligës. /Gazeta Sinjali/