image Liverpool-it nuk do t’i jepet titulli, ky është plani për javët e mbetura në Premier Ligë

Futboll

Futboll/ Liverpool-it nuk do t’i jepet titulli, ky është plani për javët e mbetura në Premier Ligë

news image

Për shkak të koronavirusit, Premier Liga nuk pritet të filloj deri me 30 prill.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Angli ka vënë në dyshim përfundimin e këtij sezonit në mënyrë të rregulltë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas ‘Daily Telegraph’, Premier Liga ka një plan për javët e mbetura.

Plani është që sezoni të rifilloj me 1 qershor, kurse sezoni i ardhshëm 2020/2021 të filloj si gjithmonë në muajin gusht.

Premier Liga planifikon që ndeshjet t’i luaj me dyer të mbyllura, në dakordim me qeverinë angleze.

Ky plan do t’i kënaqte dy blerësit e drejtave televizive ‘Sky Sports’ dhe ‘BT Sports’./Gazeta Sinjali/