image Numërohen mbi 95% e votave, ky është rezultati

Numërohen mbi 95% e votave, ky është rezultati

news image

01:58- Sipas përditësimit të fundit në webfaqen e KQZ-së deri më tani janë numëuar 95,18% apo 751.859 e votave.

00:46- Kanë mbetur edhe 10% të votave të panumëruara për zgjedhjet për Kuvend të Kosovës që u mbajtën sot në Kosovë.

Në numërimin e 707.252 votave, sipas përditësimit të të dhënave të KQZ-së, Vetëvendosje është e para me 47.75%. Shumë prapa ngelet PDK-ja me 17.33%, LDK-ja ka 13.40 ndërsa AAK-ja 7.61%. Nisma mbetet nën prag.

23:37- Deri tani janë numëruar 81.49% apo 638.928 e votave.

23:17– KQZ ka numëruar 76.21% apo 596.504 të votave për zgjedhjet e parakohshme që janë mbajtur sot në Kosovë.

LVV mbetet e para me 48.13%, PDK-ja është nën 18 për qind, ndërsa LDK-ja ka 13.35 për qind. AAK-ja është 7.43 e Nisma larg pragut.

22:51– Janë numëruar 546.819 mijë vota, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka 48.23%, PDK ka 17.70% dhe LDK 13.47%.

22:34- Mbi 64 për qind të votave janë numëruar deri në këto momente.

Nga 499 mijë e 874 nga votat e numëruara, partia e udhëhequr nga Albin Kurti po prin me 48.14%.

Pason PDK-ja me 18.36 për qind, ndërsa LDK-ja ka 13.64. AAK-ja është aktualisht me 8.06 për qind të votave.

22:14– Janë numëruar 55.38% apo 428.513 të votave deri më tani.

09:52– Deri më tash janë numëruar 373.301 vota nga KQZ, ku vazhdon të prijë Vetëvendosje me 47.94%.

21:35– Janë numëruar 309.320 vota, ku LVV ka 47.78%, PDK ka 18.59%, LDK 13.80%, AAK 8.48%.

21:17– Nga numërimi i më shumë se 200 mijë votave deri tash, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të thellë diferencën me partitë pasuese. Ajo tash ka 46.58 për qind të votave, apo më shumë se tri partitë tjera të mëdha bashkë. PDK-ja ka 18.95 për qind, LDK-ja 13.89 e AAK-ja 8.64 për qind.

Vetëvendosje po prin e para me 45.35% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.82% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.75% të votave.

Rezultatet e para mund t’i shihni këtu.

/GazetaSinjali/