image Listë e gjatë e sporteve në të cilat Rusia është pezulluar

Futboll

Listë e gjatë e sporteve në të cilat Rusia është pezulluar

news image

Rusia është pezulluar nga shumë gara ndërkombëtare pas agresionit që po zhvillon në Ukrainë.

Sipas asaj që raporton CNN, kjo është lista e gjatë e sporteve në të cilat nuk mund të marrë pjesë shteti rus.

Futbolli
Të hënën, FIFA dhe UEFA njoftuan në një deklaratë të përbashkët se kishin pezulluar të gjitha ekipet ndërkombëtare dhe klube ruse nga garat e tyre “deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Atletikë
Këshilli Botëror i Atletikës njoftoi të martën sanksione të reja që ndalojnë të gjithë atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të konkurrojnë në garat e Serisë Botërore të Atletikës “me efekt të menjëhershëm”.

Hokej në akull
Të hënën, Federata Ndërkombëtare e Hokejit në Akull (IIHF) pezulloi të gjitha ekipet ndërkombëtare dhe klube të Rusisë dhe Bjellorusisë në çdo grupmoshë nga konkurrimi në të gjitha garat ose ngjarjet e IIHF.

Formula 1
Javën e kaluar, Formula 1 njoftoi se kishte anuluar Çmimin e Madh të Rusisë të planifikuar për 25 shtator të këtij viti, duke thënë se “është e pamundur” që gara të vazhdojë “në rrethanat aktuale”.

“Ne po i shikojmë zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të situatës aktuale”, tha F1 në një deklaratë.

Ragbi
Të hënën, World Rugby njoftoi se kishte pezulluar ekipet kombëtare të Rusisë dhe Bjellorusisë nga “të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të regbit dhe klubeve ndërkufitare deri në njoftimin e mëtejshëm”, si dhe pezullimin e anëtarësimit në Rugby Union të Rugbit Botëror të Rusisë.

Sportet tjera që është suspenduar Rusia janë: hokej, patinazhi, skijimi, noti, volejbolli.

/GazetaSinjaliSporti/