image Listat e rrogave do të rrisin divorcet: Berisha paralajmëron probleme në familje

Shqipëri

Listat e rrogave do të rrisin divorcet: Berisha paralajmëron probleme në familje

news image

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si “megaskandali Ramagate” publikimin e rrogave të qytetarëve.

Berisha ka theksuar se kjo rrjedhje e informacioneve private do të shkaktojë probleme në bizneset shqiptare, por edhe në familje.

Madje sipas Berishës do të ketë edhe divorce.

“Megaskandali Ramagate shënon rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria sot për mua shëmbëllen një ndërtesë të cilën zotërit e saj vodhën gjithçka të brendshme, u kthye në fund vodhën trarë dhe tjegulla dhe e kanë lënë atë në natyrë. Ky është skandali më i madh në botë kur një shtet të gjithë databazën e tij dixhital e vë në dispozicion të krimit, duke terrorizuar çdo qytetar me këtë akt”, shkruan ai.

Të gjithë janë punonjës, asnjë nuk e publikon rrogën e tij. Secili e mban atë në privatësi. Kjo u bë sepse Rama donte të zëvendësonte hajdutin ministër dhe Kryeministër me hajdutin universal.
Kush e di sa divorce do ketë kjo. Do ketë largim punonjësish nga ndërmarrjet. Psikoza të padiskutueshme”, tha ai, raporton abcnews.al.

/GazetaSinjali/