Pas kthimit mbrapsht të Patriarkut Profirije nga Policia e Kosovës në Pikë Kalimin Kufitar në Merdare, ka reaguar Lista Serbe, duke e quajtur akt të turpshëm mos lejimin e hyrjes së tij në Kosovë.
Në Komunikatën e Listës Serbe, thuhet se regjimi antiserb i Albin Kurtit në Prishtinë pas heqjes së të gjitha të drejtave të serbëve në Kosovë dhe represionit të vazhdueshëm të popullit serb, sot shkoi një hap më tej, duke penguar kreun e Kishës Ortodokse Serbe Patriarkun Porfirije të shkoi me njerëzit e tij në kishë.
Më tej në njoftim thuhet se në ditën kur të krishterët sipas kalendarit Gregorian festojnë Krishtlindjet dhe luten për paqe, Albin Kurti dhe shërbëtorët e tij nuk lejojnë që Patriarkun serbë të jetë me popullin e tij dhe një herë bëjnë thirrje për paqe dhe bashkëjetesë në këtë zonë me autoritetin e tij.
“Duke e ditur se çfarë rëndësie ka kisha ortodokse serbe në mesin e qytetarëve tanë, është e lehtë të kuptohet gjithë revolta dhe hidhërimi i çdo ortodoksi për shkak të këtij vendimi të turpshëm dhe të paprovokuar”, thuhet në reagim.
Në njoftim, thuhet se Lista Serbe dënon ashpër këtë akt të turpshëm të regjimit diktatorial në Prishtinë dhe u bën thirrje të gjithëve që e konsiderojnë veten luftëtarë të të drejtave të njeriut që ta ngrisin zërin dhe ta dënojnë këtë sjellje të regjimit represiv në Prishtinë.
“Të gjithë ata hipokrite që flasin për lirinë e lëvizjes në veri, kanë mundësinë që tani publikisht ta dënojnë heqjen e të drejtës së lirisë së Lëvizjes nga Albin Kurti popullit serb, madje edhe patriarkut serb Porfirije”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Më tej në njoftim thuhet se heshtja për këtë shkelje të madhe të të drejtave themelore të popullit serb do të jetë njollë në faqen e bashkësisë ndërkombëtare dhe përkrahësve dhe luftëtarëve të të drejtave të njeriut.