Lista Serbe ka paraqitur kandidaturat për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt, raporton Gazeta Sinjali.
Në një komunikatë për media, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se i kanë zgjedhur kandidatët më të mirë për këto zgjedhje.
Rakiq gjithashtu ka thënë se prapa tyre qëndron mbështetja e fortë e Aleksander Vuçiq.
“Ne theksojmë me krenari që pas Listës Serbe ka rezultate, por më e rëndësishmja, prapa popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe Listës Serbe qëndron mbështetja e fortë e Presidentit Aleksander Vuçiq. Prandaj e di që kësaj radhe do të fitojmë të dhjetë mandatet e destinuara për serbët në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në komunikatë.