image Lista Serbe për deklaratën e Kurtit rreth bashkimit me Shqipërinë: I doli fytyra e vërtetë - Sinjali

Lista Serbe për deklaratën e Kurtit rreth bashkimit me Shqipërinë: I doli fytyra e vërtetë

news image

Lista Serbe ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili tha se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo parti ka thënë se me këtë deklaratë Kurti ka zbuluar “fytyrën e tij të vërtetë”.

“Në një deklaratë për të votuar pro krijimit të Shqipërisë së Madhe, Albin Kurti ka treguar fytyrën e tij të vërtetë që e ka fshehur pa sukses gjatë gjithë kësaj kohe, e cila është injoruar nga disa politikanë perëndimorë”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

LS ka përmendur faktin se Kurti është kundër bashkimit njëetnik, kur flitet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por tani flet për “krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Ky subjekt politik i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë ndaj këtyre deklaratave të cilat “kërcënojnë drejtpërdrejt paqen dhe qetësinë e qytetarëve”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin